Kuvendi i Shqiperise ne sencen parlementare te 8 shtatorit ka miratuar ndrydhimet ne buxhet si dhe emerimin e ministrit te ri te transporteve Sokol Dervishaj. Opozita nuk mori pjesë në votim.
Mazhoranca miratoi me 73 vota pro aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2016. Duke folur në seancën plenare më herët, ministri i Financave, Arben Ahmetaj mbrojti ndryshimet. “Akti normativ vjen në një peizash tejet të përmirësuar ekonomik, me një trajektore tejet pozitive rritëse në tre vjet rradhazi, 2014-2015-2016”, tha ai. Debate në seancë mes mazhorancës dhe opozitës pati edhe për çështje të tjera të aktualitetit, që nga skema e re e pranimeve në universitete e deri tek lufta kundër korrupsionit dhe drogës. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ministrin e ri të Ministrisë së Transporteve dhe të Infrastrukturës, Sokol Dervishaj. Kuvendi ka miratuar me 72 vota Dervishajn si ministër të ri, ndërsa është shkarkuar me 73 vota nga ky post Edmond Haxhinasto, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë nga ky post. Opozita nuk mori pjesë në votim. Pas miratimit nga Parlamenti, emri i Dervishajt do të duhet të dekretohet nga Presidenti dhe më pas duhet të bëjë betimin në zyrën e kreut të Shtetit për të marrë zyrtarisht postin.