Ka nisur në normalitet mbledhja e Kuvendit. Deputeti Gazment Bardhi ka kërkuar nga Linditia Nikolla të shpallë pavlefshmërinë e votimit seancës e së enjtes duke thënë se nuk kishte kuorum.

Bardhi: Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar.

Nikolla: Sekretariati s’ka marrë ende vendim. Procesverbali ka reflektuar situatën e asaj seance.

Artikulli paraprakKUVENDI NË NORMALITET, AMBASADORËT SHKOJNË NË SEANCË
Artikulli tjetërPËRFUNDON AFATI I REFORMËS ZGJEDHORE, ALIBEAJ: PAZARE, FUSNI NË PROCEDURË PR.LIGJIN E PD! S’DONI LISTAT E HAPURA