Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës janë diskutimi dhe miratimi i raportit vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022, raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, dhe Autoritetit të Konkurrencës.

Po ashtu, pritet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfW), për programin për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta”.

Kuvendi shqyrton edhe projektligjin “Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit për themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, marrëveshja për subvencionet e peshkimit”, projektligjin “Për qeverisjen elektronike” si dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.69/20 12, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Artikulli paraprakRAMA ANULOI MBLEDHJEN E DY QEVERIVE/ KURTI FLET SËRISH: E PAARSYESHME NGA ANA E KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërSHKODËR, PROCEDOHEN PENALISHT DY SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE