Kuvendi në seancën e fundit të 2016, ligji i plehrave shtyhet për në vitin 2017

Kuvendi nuk do ta shqyrtojë as në seancën e ditës së enjte dekretin e presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për importin e mbetjeve. Kryeparlamentari Ilir Meta ka firmosur rendin e ditës për seancën e nesërme dhe aty mungon ligji që mundëson importin e mbetjeve. Kreu i Shtetit ktheu në mesin e tetorit për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, votuar nga vetëm 63 deputetë. Prej atëherë, dy partitë kryesore të shumicës parlamentare nuk janë në një qëndrim lidhur me miratimin e ligjit, pasi LSI është shprehur për konsultime me shoqërinë civile, e cila e ka kundërshtuar ashpër lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri. Partia Socialiste nuk ka votat e duhura për të mundësuar miratimin e ligjit që lejon importin e mbetjeve, shkruan Shekulli. Zyrtarisht dekreti i presidentit Nishani vazhdon diskutimin në komisionet parlamentare, ndonëse kanë kaluar më tepër se dy muaj nga mbërritja e tij në Kuvend.

Artikulli paraprakATENTATE, GRABITJE, DROGË, E MAKINA LUKSOZE, ARRESTOHEN 9 TË ‘FORTËT’ E NIKLËS, MES TYRE DHE NJË POLIC
Artikulli tjetërFESTAT E FUNDVITIT, ZYRAT E GJENDJES CIVILE NË SHËRBIM DERI MË 21 JANAR