Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi lajmëron se të hënën, në orën 17:00 do të nisë punimet parlamenti i Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se procedurat do të jenë njësoj si herët e tjera, duke bërë me dije se automjetet duhet të jenë të pajisura me autorizim.

Njoftim për media:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 18.01.2021, ora 17:00.  (Urdhër nr. 2, datë 13.01.20217, i Kryetarit  te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Artikulli paraprakKTHEU SHTËPINË NË MUZE TË RRALLË, IVEZAJ: JETOJ ME BORXH
Artikulli tjetër‘TEMPERATURAT E AJRIT RRITEN’, SI DO JETË MOTI PËR SOT