Pushimet për ligjvënësit mbaruan. E hëna rikthen në sallën e Kuvendit deputetë e ministra, të cilët do të kenë përballë hallet e vjetra por edhe ato të reja.

Kryetarja e re e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur seancën e parë si drejtuese në orën 17.00 më 2 shtator, ku pritet të diskutohen objektivat për këtë legjislaturë të dhjetë të parlamentit.

Në rendin e ditës është caktuar fjala hapëse e kryetares, Elisa Spiropali, si dhe fjalime do të mbajnë kryetarët e grupeve parlamentare në kuvend, konkretisht Niko Peleshi, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gazment Bardhi në cilësinë e kreut të grupit të PD-së, Mesila Doda në cilësinë e kryetares së grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim’ dhe Agron Duka në cilësinë e kreut të grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”

Edhe ky sesion i shtatë, nis me çështje të nxehta, siç është diskutimi për mandatin e 2 socialistëve, Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj.

Në seancën parlamentare të 2 shtatorit Kuvendi do të shqyrtohet mocioni për mandatin e Olta Xhaçkës, ku opozita kërkon që ti hiqet. Ndërsa mocioni për deputetin socialist Sinaj do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit më 4 shtator.

Pas nuk mbetet as reforma zgjedhore, ku ligjvënësit ende nuk kanë arritur në një rezultat përfundimtar edhe pse dhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas nuk mbeten as kërkesat për komisionet hetimore për çështje si ajo e të dhënave apo një komision i ri për mikrokreditë, apo mbetjet toksike të Kurum që kanë ngritur në këmbë institucionet vendase e të huaja.

Artikulli paraprakDITËLINDJA KTHEHET NË TRAGJEDI, 17-VJEÇARI SHFAROS FAMILJEN E TIJ
Artikulli tjetërZJARRET NË VEND/ MINISTRIA E MBROJTJES: GJATË 24 ORËVE JANË SHUAR 31 VATRA, PROBLEMATIKE MBETET SITUATA NË QARKUN E LEZHËS