Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot në orën 17:00 seancë plenare.

Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren.

Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Seanca plenare e 17 tetorit u shoqërua me tensione, pasi opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, vijoi mosbindjen civile.

Protesta u përshkallëzua pasi deputetë të opozitës u përplasën me Gardën jashtë ambienteve të Kuvendit si dhe me forcat e Policisë.

Ndërkohë PD pritet të mblidhet në orën 15:00 për të vendosur lidhur me aksionin opozitar që do të ndërmarrë në seancën e sotme.

Artikulli paraprakAKADEMIA VLLAZNIA, NJË FITORE DHE NJË BARAZIM
Artikulli tjetërBERISHA PUBLIKON TË DHËNAT E WORLD JUSTICE PROJECT: KONFIRMOHET DËSHTIMI I PLOTË I DREJTËSISË