Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë jo të zakontë gjatë ditës së hënë (6 mars) dhe synimi kryesor është miratimi i ngritjes së komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut
. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se opozita nuk do të merrte pjesë në këtë seancë, çka do të thotë se miratimin e projektligjeve në fjalë që i hap rrugë zbatimit të ligjit të Vettingut është i pamundur.
Njoftimi i Kuvendit: Kuvendi mblidhet në seancë plenare ditën e hënë, 6.3.2017, ora 18.00 Rendi i ditës
1. Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)