Sandër Lleshaj është zyrtarisht ministër i Brendshëm. Në një seancë maratonë, Kuvendi ka votuar sot me 77 vota dekretin e presidentit Ilir Meta. Lleshaj pritet të bëjë betimin nesër betimin në Presidencë.

Emri i Gjeneralit, i propozuar nga kryeministri Edi Rama si pasues i Fatmir Xhafajt në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme të vendit, shkakoi përplasje mes maxhorancës dhe presidentit.

Kreu i shtetit refuzoi të dekretojë Lleshajn fillimisht me pretendimin se mbante gradën e ushtarakut aktiv, edhe pse ishte liruar nga detyra e zv/shefit të Shtabit të FA që prej vitit 2012, dhe për rrjedhojë propozimi i Ramës, sipas tij, ishte një problematikë themelore kushtetuese.

Por vetë Lleshaj hoqi dorë vullnetarisht nga uniforma ushtarake, duke i kërkuar Metës për një letre çdekretimin. Opsion i cili gjeti edhe dakordësinë e kryeministrit i cili gjithashtu i propozoi Metës rrugëzgjidhjen e ngërçit.

Të shtunën e kaluar, Meta dekretoi lirimin e Lleshajt si ushtarak dhe brenda ditës, hodhi firmën edhe mbi dekretimin për emërimin e tij ministër të Brendshëm.

Artikulli paraprakGJYKATA DËNON MJEKEN E VAJZËS 3-VJEÇARE QË HUMBI JETËN 1 VIT MË PARË, REAGOJNË PRINDËRIT
Artikulli tjetërPOLICIA GREKE VRET NJË SHQIPTAR NË JANINË