Joe Newman, 107-vjeç, është banori më i vjetër i ndërtesës ku jeton në Sarasota, Florida.

“Natyrisht që kam dhimbje”, ka thënë Newman për “Today” të NBC-së. “Por unë vallëzoj më shpejtë se kushdo tjetër në këtë vend”, shtoi ai.

Ai, po ashtu, edhe i jep makinës shpejt.

Ky i moshuar është bërë i famshëm në këtë vend me veturën e tij Mercedes 320 me ngjyrë qershie, të cilin e ka blerë nga mjeku i tij kur ishte 103-vjeç.

Newmani kënaqet duke i dhënë makinës nëpër qytet me të fejuarën e tij, Anita Sampson, e cila muajin e ardhshëm do të bëhet 100 vjeçe.

“Jemi duke shijuar çdo moment që jemi së bashku”, tregoi 107-vjeçari. “E dimë se sa të vjetër jemi dhe jemi të lumtur për çdo ditë që e kalojmë së bashku”, shtoi ai.

Edhe pse patenta e shoferit e Newmanit do të skadojë deri më 2022-n, ai thotë se nuk bënë shumë kilometra me veturën e tij. Kur del natën, shpesh në opera ose balet, ai dhe e fejuara e tij preferojnë të përdorin Uberin.

Newman, po ashtu, është i lumtur të pozojë kur është duke i dhënë makinë së tij sportive. Ai e di se i bënë njerëzit të qeshin. Po ashtu, ai e di se kur do të ndërrojë jetë, do të mbahet mend në Logan Center, një organizatë që mbështet njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale dhe zhvillimore në shtëpinë e tij të mëparshme në South Bend, Indiana.

 

Artikulli paraprakKUJDES! KËTO JANË KATËR SHENJAT QË TREGOJNË SE PO GODITENI NGA ISHEMIA
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARR TEK ROMËT, HUMB JETËN NJË VAJZË 13 VJEÇE