jë emigrant nga Uzbekistani është autori i dyshuar i sulmit me kamion në Nju Jork, ku 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.
Mediat amerikane raportojnë se 29-vjeçari është identifikuar si Sayfullo Saipov, një emigrant uzbek që erdhi në SHBA në 2010. Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një kamion u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio e cilësoi sulmin si një akt terrorist. “Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.
Autori i dyshuar i sulmit thuhet se thirri “Allahu Akbar” në momentin kur doli nga makina, raporton BBC. Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur. Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një “ujku të vetmuar”, duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.