Tashmë edhe në gjigandin e filmave dhe serialeve “Netflix” flitet shqip. Që nga 23 dhjetori i vitit 2021, në platformën më të madhe të filmave në botë, Netflix, ka filluar transmetimi i filmit të parë në gjuhën shqipe, “Arbëria”.

“Arbëria” është një film, i cili flet për historinë e një vajze të quajtur Aida, e cila pas vdekjes së babait të saj, rikthehet në vendin e origjinës në Kalabri, nga ku zbulon kulturën dhe traditat arbëreshe.

Regjisorja e këtij filmi, Francesca Olivieri, e cila është me origjinë kalabreze, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Telegrafin historinë që fshihet pas filmit “Arbëria”, sukseset e shënuara në festivalet e filmit si dhe lidhjen e saj me shqiptarët.

Fakti që ky film është aktualisht i pari në gjuhën shqipe në Netflix, i ka dhënë edhe më tepër jehonë këtij filmi, përmes së cilit tashmë bota po njeh kulturën dhe historinë e arbëreshëve të Italisë.

Artikulli paraprakNJË HISTORI GJAKMARRJEJE/ SI VINÇENS PIROLI U FUT ILEGALISHT NË TERRITORIN MALAZEZ DHE EKZEKUTOI 68-VJEÇARIN…
Artikulli tjetërSHKENCA E POHON: QËNDRIMI MË I GJATË NË SHTRAT TË ZGJAT JETËN!