Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në pjesën më të madhe të tij.
Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë here pas here kalime vranësirash të lehta. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me dominim të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore juglindore do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm.Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.