Temperaturat ekstreme në Polin e Jugut dhe Rrethin Arktik janë të njohura në mbarë botën. Temperaturat mesatare priren të variojnë nga minus 25 gradë Celsius deri në minus 45 gradë.
Por cili është vendi më i ftohtë në tokë? Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë ka ndodhur në një pllajë të ngrirë në Antarktidën Lindore. Konkretisht, termometri atje tregoi minus 98 gradë Celsius.
Studiuesit shikuan të dhënat satelitore të mbledhura nga zona, të cilat treguan se temperatura kishte arritur në minus 93 C. Megjithatë, një analizë e re tregoi se ishte në të vërtetë më e ftohtë, e vlerësuar të kishte arritur deri në -98 gradë.
Ted Scambos , nga Universiteti i Kolorado-Boulder , i cili drejtoi hulumtimin tha se ky vend i veçantë është pika më e ftohtë në tokë.