Një hotel luksoz përgjatë rrugës së Pallatit Buckingham ju shërben çaj më cilësi të lartë. Sidoqoftë, ky çaj do t’ju kushtojë shumë shtrenjtë.
Prodhimi i ri quhet “Këshilla të Arta” dhe është një emër i përshtatshëm për çmimin. Me 200 dollarë për gram, çaji që do të konsumoni kushton katër herë më shumë se ari i vërtetë.
Klientët që e porosisin çajin në Hotelin Rubens, në Londër iu serviret nga një kamerier me doreza të bardha, që peshon me kujdes gjethet përpara se të futen në ujin e nxehtë mineral. Nga kjo prodhohet një ngjyrë e artë.
Gjethet e veçanta janë rritur në Sri Lanka dhe janë vjelur në kushte të përsosura. Më pas ato thahen në një leckë prej kadifeje.