Qyteti i Helsinkit në Finlandë, ka njoftuar se nga 1 janari 2022-it në eventet dhe aktivitetet zyrtare të qytetit në të ardhmen do të ofrohet vetëm ushqim vegjetarian dhe peshk.

Politika e re e qytetit të Helsinkit për menytë pa mish nuk është absolute.

Mishi mund të ofrohet ende në ngjarjet e mbajtura nga drejtuesit më të lartë të qytetit ose drejtuesit e lartë politik, nëse kërkohet por nuk do jetë pjatë e detyrueshme.

Gjithçka bëhet për të arritur objektivin e për t’u bërë vendi i parë në botë me zero emetim deri në vitin 2035.

Sipas Institutit Finlandez të Burimeve Natyrore, konsumi i mishit në vend ka rënë prej dy vitesh dhe gjithnjë e më shumë njerëzit po zgjedhin perimet, në vend të mishit.

Do të ketë mundësi për të bërë përjashtime: “Për shembull, nëse mbreti i Suedisë vjen për vizitë, ne mund t’i ofrojmë mish, tha kryebashkiaku i Helsinkit, Juhana Vartiainen.

Artikulli paraprakKY VEND DO T’U JAPË FËMIJËVE NËN MOSHËN 19 VJEÇ 880 DOLLARË
Artikulli tjetërI NXEHTË DHE PLOT RËRË, QYTETI KU TOKA JEPET FALAS DHE TË GJITHË DUAN TË SHKOJNË