Tetë orë ka zgjatur procesi I numërimit të votave në KZAZ nr.5, e pozicionuar në palestrën e shkollës 9 – vjeçare “Xheladin Fishta”. Në këtë KZAZ u numëruan 47 kuti. Si rezultat I këtij numërimi, I pari në renditje për nga numri I votave rezulton Bardh Spahia, kandidati I koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 3350 vota, e dyta renditet Majlinda Angoni kandidate e Partisë Socialiste me 3101 vota, ndërsa I fundit me 1434 vota renditet kandidati I Partisë Demokratike Xhemal Bushati.
Nga 8031 fletë votimi të numëruara 146 rezultuan të pavlefshme. Në KZAZ nr. 5 numërimi vijoi gjatë gjithë natës pa asnjë problematikë, ndërkohë që procesi u transmetua live në Star Plus Tv nga gazetarja Nereida Vitoja dhe operatori Edison Mirakaj.