Pas 30 vitesh emigracion, Besnik Nika së bashku me bashkeshorten e tij Italiane vendosi të rikthehet në vendlindje.Shiten gjithçka kishin krijuar në Itali dhe investuan në qytetin e Lezhës, duke ngritur dy bare kafe dhe piceri.Rritja e kostos së jeteses dhe klima aspak e përshtatshme për biznesin në Itali, e detyruan Besnik Niken që të rikthehet në Shqipëri dhe sot është mjaft i kënaqur për atë çfarë ka krijuar në vendlindje.

Çifti i bashkëshorteve punojnë së bashku, teksa gruaja italiane ushtron profesionin e kamarieres.Pavarësisht vështiresive në komunikim për shkak të gjuhes, Alina Cioli thotë se ndihet mjaft mire në Shqipëri.

Teksa provoi emigracionin për 30 vite Besnik Nika ka një apel për të gjithë ata që e kanë braktisur Shqipërinë apo të tjere që po mendojnë të largohen.

Ky çift bashkëshortesh nuk janë të vetmit që kanë vendosur të rikthehen dhe krijojnë jetesen e tyre në Shqipëri.Në Lezhë ka dhe shtetas të tjere madje dhe të huaj të cilët, kanë zgjedhur këtë zonë për të punuar dhe jetuar.

Artikulli paraprakKËRKOHEJ PËR VRASJE TË TREFISHTË, EKSTRADOHET SHQIPTARI NGA ITALIA
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 51-VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT