Vendosi që të lërë punën, shtëpinë, jetën e ndërtuar prej 20 vitesh në Itali dhe të kthehej në fshatin e tij të lindjes, Katundin e Vjetër në Mirditë. Bajron Nikolli investoi çdo qindarkë për të kthyer truallin e të pareve në një destinacion turistik dhe ja ka arritur. Siparmarrjen e tij e vizitojnë kryesisht të huaj. Në fillim e paragjykuan, por ai besoi në ëndrrën e tij.

Nuk pati dyshime ne vendimin e tij por pas kthimit filloi të ndeshej me vështirësi. Por përveç përkushtimit, dashurisë e vullnetit të fortë thotë se lipset edhe mbështetje nga pushteti vendor, veçanërisht për infrastrukturën.Në fillim përshtati shtëpinë e tij për pritjen e turistëve. Aty jetonin bashkë familjarë dhe turistë. Vite më parë sytë i mbante nga rruga nëse aty do të kthehej njeri ndërsa sot bujtësit janë të shumtë.

Në biznesit e tij investoi edhe qindarkën e fundit që kishte kursyer nga emigrimi në Itali, madje u detyrua edhe të merrte kredi.

Në oazin që ka ndërtuar Bajroni nuk mjaftohet vetëm me sigurimin e fjetjes por u mundëson të huajve, guida e argëtim në fshatin Katund i Vjeter i cili vitet e fundit është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyes për vendasit dhe të hujat.

Artikulli paraprakITALI, KREMTIMET E ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË
Artikulli tjetërHISTORIKE, DEÇIÇI I TUZIT KAMPION I MALIT TË ZI