Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Piqeras të Sarandës mëngjesin e sotëm ora 08:30 minuta.
Banesa ishte në pronësi të shtetasit N.Th., aktualisht banues në Greqi. Nga hetimi paraprak i policisë, ka rezultuar se “në këtë banesë jetonte motra e tij e cila është me probleme mendore, dhe dyshohet se banesa ka marrë flakë si shkak i disa qirinjëve që kjo shtetase të ketë ndezur brënda në banesë” Si rezultat janë djegur dy katet e para të banesës, dhe nuk ka të dëmtuar. Policia sëbashku me grupin e FNSH-së dhe me ndihmën e zjarrfikses kanë arritur të bëjnë të mundur shuarja e flakëve të zjarrit në banesë Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.