Opera “La traviata” është edhe premiera më e re e teatrit “Migjeni”, e cila vjen për publikun shkodran për dy netë me rradhe.
Premiera e së enjtes shënoi një rekord ku salla ishte e tej mbushur nga publiku shkodran. Një shfaqje që s’duhet humbur hapi siparin mbrëmë për të vijuar dhe sonte me një sukses të garantuar.
Kjo shfaqje vjen si një bashkëpunim i Ministrisë së kulturës, TOB me teatrin “Migjeni”. Kjo shfaqje nisi me një element të ri, atë ta baletit, me elegancën e përhershme të Enada Hoxhës dhe Gerdi Vasos. Por personazhet kryesorë të kësaj operistike shprehën edhe emocionet e tyre në përfundim të performancës së tyre.
Me kostume të krijuara enkas , sipas viteve 1920, kohë në të cilën u vendos këtë herë historia e “La traviat”, personazhet erdhën me imazhin perfekt që i duhet një skene e një vepre të tillë, nën kujdesin edhe të drejtores së Teatrit të Opera dhe Baletit, Zana Cela.
La traviata vazhdon edhe sonte, me një violetë franceze e me një alfredo shqiptar. Suksesi i garantuar i “La traviata” bëri që i tërë publiku në përfundim të kësaj shfaqjeje të ngrihet në këmbë duke duartrokitur gjatë të gjithë artistët që realizuan këtë perlë operistike në teatrin “Migjeni”