Pas ngjarjes tragjike të Shkodrës ku burrë e grua mbetën të vrarë me armë zjarri brenda në automjetin e tyre, një tjetër atentat ka ndodhur në vend këtë herë në qytetin e Laçit.

Fatmirësisht kjo ngjarje është mbyllur pa persona të lënduar pasi objektivi i atentatit i shpëtoi mrekullisht breshërisë së plumbave.

Shtetasi Gjovalin Zyma, 60-vjeç është sulmuar me armë në momentet kur ai po i afrohej banesës së tij. Teksa ky shtetas po parkonte mjetin shumë pranë derës së shtëpisë në dalje të qytetit të Laçit, ndaj tij është derdhur një breshëri kallashnikovi.

Ai është mbrojtur brenda automjetit tip fuoristradë dhe nuk e ka prekur asnjë plumb. Ndërkohë, autori i krimit është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi. Policia ka marrë në pyetje Gjovalin Zymën por nuk jepen detaje lidhur me ato që ai ka deklaruar.

Grupi hetimor po kryen verifikime nëse Zyma ka pasur ndonjë konflikt në të shkuarën.

Artikulli paraprakSHITËSIT NË TROTUARE, KALIMTARËT NË RRUGË
Artikulli tjetërMBYTET NJË 30-VJEÇAR NË SHËNGJIN