Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën mëngjesin e kësaj të hënë për prishjen e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshëm në qytetin e Laçit.
Këto pallate kanë pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26-nëntorit dhe inspektorët pasi kanë vlerësuar rastet i kanë shpallur të pabanueshëm, kështu IKMT ka nisur prishjen e tyre në mënyrë që të mos bëhen rrezik për banorët.
Sipas prefektit të qarkut Lezhë Gjoke Jaku, nuk do perdoret lende plasese pasi ka shume banesa afer, dhe struktura e ketyre eshte e pa nevojshme qe te nderhyhet me lëndë plasëse.
Po ashtu edhe për pallatet e tjera që pritet të shpallen të pabanueshëm pritet të shemben.