Një konflikt i çastit mund të ishte kthyer në një krim të vërtetë, por ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes.
Sipas policisë, 65-vjeçarja Dava Dedëgjonaj (Gjoni) është konfliktuar me shtetasin S.Ll, por ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, që mund të degjeneronte në vrasje. Policia sqaron se në banesën e 65-vjeçares pas kontrollit të ushtruar është gjetur një armë zjarri tip pushkë dhe 175 fishekë. “Menjëherë me marrjen e njoftimit , se në Laç ka një konflikt, shërbimet policore kanë shkuar në adresen e dhënë ku kanë konstatuar se po konfliktoheshin për motive të dobëta shtetasia Dave Dedgjonaj (Gjoni) me shtetasin S.Ll. Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe reagimit të menjëhershëm parandalohet përshkallëzimi i konfliktit që do agravohej deri në vrasje. Si rezultat i veprimeve u be kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases Davë Dedgjonaj (Gjoni ), 65 vjeçe , banuese në lagjen Nr.4 Laç Kësaj shtetase gjatë kontrollit të ushtruar , i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë me fishekë në fole 175 fishekë”, sqaron policia. Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe ” Kanosja” parashikuar nga neni 278/2/3 e 84 I Kodit Penal.
/ Star Plus TV /