Inertet nuk jane larguar ende ndersa zona nga Bashkia e Lacit deri prane Gjykates eshte kthyer ne germadhe. Nderkohe qe prej dites se termetit, shume familje banesat e te cileve u demtua nga termeti, po kalojne dite dhe nete te veshtira. Shume familje nuk kane gjetur nga Bashkia asnje mbeshtetje ndersa jane strehuar per 3 javesh ne nje çader e vendosur nga Kisha e Shen Mehillit.

Banoret tregojne se situata eshte problematike dhe aspak normale te qendrosh ne çader ne keto teperatura te ulta, ndersa nuk kane marre asnje pergjigje per bonusin e qirase.

Vullnetaret qe sherbejne prej javesh apelojne per ndihme nga shteti pasi rezervat ushqimore po iu mbarohen dhe nuk kane ku te kerkojne ndihme.

Situata pas termetit ne Laç sa i takon menaxhimit nga strukturat vendore mbetet problem, ku shume familjen po qendrojne jashte dhe disa te tjera flene brenda edhe pse pallati i tyre ka dale i pabanueshem deri ne nje verifikim te dyte.

Artikulli paraprakFESTAT DHE GJELI I DETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ADEMI: NË KËSHILL PËR TË MBROJTUR PAKETËN FISKALE