Vllaznia do të luajë këtë të shtunë ndeshjen e rradhës për kampionat me Laçin. Edhe pse kishte zëra se ky duel mund të mos luhet në stadiumin e Laçit, ndeshja do të zhvillohet pikërisht aty. Në fakt, ka qenë vetë klubi kurbinas që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se kjo ndeshje do të luhet pikërisht në stadiumin “Laçi”. Shkaku që ky duel mendohej të spostohej në një impiant tjetër, ishte rimbjellja e barit të fushës së stadiumit të Laçit.

Megjithatë, duket se fusha e kurbinasve është integruar shumë mirë gjatë këtyre ditëve dhe do të jetë gati deri të shtunën, ditë kjo kur do të luhet ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e nëntë të Abissnet Superiore. Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, kjo ndeshje do të luhet pa tifozë, sepse ekipi i Laçit është i dënuar. Ndërkohë, sa i takon përgatitjeve për këtë ndeshje, Vllaznia i ka nisur prej disa ditësh ato. Për transfertën kundër Laçit, shkodranët duhet t’i bëjnë llogaritë me pesë mungesa.

Ende nuk është rikuperuar totalisht sulmuesi Ildi Gruda, i cili nuk luan që nga nisja e kampionatit. I gatshëm për ndeshjen ndaj Laçit nuk do të jetë sërish as Ardit Deliu. Ndërkohë që, kundër Elbasanit pësoi një dëmtim edhe sulmuesi Matouti, i cili ka dëmtuar shpatullën dhe do të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave. Të skualifikuar për shkak kartonësh janë edhe dy mbrojtësit titullarë, Erdenis Gurishta dhe Milos Stojanoviç. Ata kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe tashmë, trajneri Thomas Brdariç do të duhet të ribëjë mbrojtjen.

Artikulli paraprakBOKS, RIKTHIMI I KAMPIONIT GAVOÇI
Artikulli tjetërBECI: DO LIROJMË KOLEKTORËT NGA NDËRTIMET