Laçi ka triumfuar me përmbysje në shtëpi me shifrat 2-1 ndaj Vllaznisë, në takimin e vlefshëm për Superioren. Shkodranët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Boshnjakun, duke surprizuar kështu shpejt kundërshtarët. Atëherë kur mendohej se skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, në fundin e fraksionit të parë, kurbinasit vendosën ekuilibrat me Sobowale.

Për përmbysjen e madhe të skuadrës së drejtuar nga Skerdi Bejzade duhej të vinte minuta e 82-të, kur një gol për panoramë i Trev-ës i mahnit të gjithë. Laçi renditet në vendin e dytë me shtatë pikë, sakaq Vllaznia gjendet e pesta me pesë pikë.

Artikulli paraprakMBYLLET PJESA E PARË LAÇI- VLLAZNIA, NGA NJË GOL PËR TË DY EKIPET
Artikulli tjetërASAMBLEJA E OKB-SË DHE ZELENSKY DUARTROKASIN FJALËT E BIDEN KUNDËR RUSISË: