Vllaznia do të luaj ndeshjen e fundit të fazës së parë ndaj Laçit në transfertë. Në prag të kësaj ndeshje trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç shprehet se Laçi është një ekip agresiv brenda fushës por Vllaznia do t’i përgjigjet me strategjinë e saj për të arritur një fitore edhe në këtë sfidë.

Trajneri Brdariç flet edhe për gjobën prej 2 milion lekë të vjetër që klubi Vllaznia mori për praninë e tifozëve në përballjen me Partizanin duke thënë se nuk duhet të përsëritet më ajo situatë në Shkodër.

Vllaznia është në vend të parë duke kryesuar e vetme ndërsa shkodranët do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të vijuar këtë ecuri në krye të klasifikimit.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHIROKA PËR DISA ORË NË ERRËSIRË
Artikulli tjetërLAÇI-VLLAZNIA, JONUZI: NDAJ ISH-EKIPIT JAP MAKSIMUMIN