Futbollisti i Vllaznisë Fjoart Jonuzi do të përballet me ish ekipin e tij Laçin ku kaloi 2 vite e gjysëm. Kjo përballje ndaj ish-skuadrës për Jonuzin është me një emocion më të madh por pavarësisht kësaj thotë se do të japë maksimumin që ekipi kuqeblu të sigurojë një fitore edhe në Laç.
Jonuzi ka zënë një vend në formacionin e Vllaznisë ndërsa ndjehet mirë në këtë ekip dhe në një qytet futbolldashës si Shkodra ku ndjehet pesha e fanelës dhe emocionet janë të mëdha.
Jonuzi është një nga lojtarët e fundit të ardhur në merkaton që bëri Vllaznia por gradualisht zuri një vend në formacion duke qenë një lojtar që i shërben ekipit duke fituar edhe besimin e stafit teknik.