Vllaznia do të luajë këtë të martë në orën 15:00 ndaj Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Abissnet Superiore. Në prag të këtij dueli, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, foli në konferencën për shtyp, teksa deklaroi se do të jetë një ndeshje e fortë.
Trajneri Memelli nuk i druhet hapit fals në këtë ndeshje, teksa shtoi se do të luhet vetëm për fitore.
Ndërkohë, i pyetur për afrimet e kësaj vere, trajneri Memelli tha se është i kënaqur me paraqitjet që ato kanë dhënë deri më tani.
Vllaznia do të luajë këtë të martë në orën 15:00 ndaj Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Abissnet Superiore. Mungesa e vetme për kuqeblutë në këtë duel do të jetë Marko Juriç, si pasojë e një dëmtimi.