Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz në prag të ndeshjes së dytë radhazi në transfertë që do të ketë me Laçin, pas fitores në Vlorë me Flamurtarin shprehet se tre pikët ekipi i tij do t’i kërkojë edhe ndaj laçianëve

Vllaznia e mbylli fazën e parë pas 9 ndeshjesh të luajtura në vendin e dtretë me 15 pikë ndërsa këtë ecuri pozitive trajneri Jonuz e synon edhe në fazën e dytë

Për ndeshjen ndaj Laçit, trajneri i Vllaznisë Jonuz nuk e sheh aspak si një sfidë personale faktin që në pankinën e Laçit është ish-trajneri i Vllaznisë Armando Cungu

Ndeshja Laçi-Vllaznia do të luhet të dielën me 27 tetor në ora 13:00 një përballje në të cilën të dy ekipet kërkojnë të marrin maksimumin.

Artikulli paraprakSHKODËR, DOKUMENTAR PËR PAJTIMTARIN NDUE DEDË KULLA
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 26.10.2019