Lagështira e tejzagjatur dhe luhatjet e temperaturave, kanë sjell efekte negative në sektorin e bujqësisë gjatë këtij viti në Zadrimë të Lezhës.Prodhimi është i pakët, ndërsa kultura më e prekur është vreshtaria.Fermer e grumbullues të rrushit thonë se humbjet janë shumë të mëdha, pasi ka një rënie të prodhimit me mbi 60 % se një vit më parë.

Sëmundja e ka dëmtuar vreshtarinë në një masë teper të madhe dhe ai pak prodhim që është nuk është shumë cilësor thotë grumbulluesi Anton Prenga.

Zadrima e Lezhës është një zonë bujqësore, sektor nga i cili e kanë të lidhur jetesen shumë familje, por këtë vit po dalin me humbje çka do të ndikojë në ekonominë e tyre.

Artikulli paraprakRIKTHIMI I FËMIJËVE NË SHKOLLË
Artikulli tjetërZBARDHET VDEKJA E TË BURGOSURIT NË SHENKOLL