Moti i keq me reshje është bërë shkak për aksidente.
Një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë, duke u përplasur me shtyllën.
Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.
Policia e mbërritur në vendgjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.