Sporti i peshëngritjese prej më shumë se dy vite nuk ka një ambient stërvitjeje duke bërë që të gjithë peshëngritësit shkodran të krijojnë kushtet dhe paletsra të tyre individuale.

Rreth kësaj problematike na e konfirmon dhe na njeh më në detaje trajneri i Vllaznisë por edhe i kombëtares në peëshëngritje Artur Lagja. Lagja ndërt të tjera tregon se ekipi kombëtar i peshëngritjes aktualisht nuk ka në përbërjen e tij asnjë shkodran e përveç kësaj ky sport po shkon drejt shkrirjes.

Pavarësisht këtyre vështirësive që has sporti i peshëngritjes vlen të theksohet paraqitja mjaft dinjitoze në kampionate të ndryshme ku kanë dalë edhe kampion si Erkand Qerimaj në Kroaci etj. Por trajneri Lagja ka një kërkesë ndaj bashkisë Shkodër ku kërkon që ky sport të mbështetet sa më shumë që të jetë e mundur .

Artikulli paraprak“SHANSI I DYTË” REAGON VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërNIS TË SHTROHET PISTA E TARTANIT NË “LORO BORIÇI”