NË KËTË ZONË MUNGOJNË INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË DHE NDRIÇIM. Lagjia “Guerrile” nje nga lagjet me te populluara perifike te qytetit te Shkodres prej vitesh vuan mungesen e investimeve.
Dukshem nje pjese e kesaj zone ka perfituar nga investimet locale por nga ana tjeter pjesa me e madhe e rrugeve dhe rrugicave ne kete lagje asnjehere nuk ka perfituar investime. Infrastruktura le per te deshiruar, rruget e ngushta dhe plot pluhur apo ne dite me shi plot balte pengojne dhe veshtiresojne kalimin e automjeteve dhe kembesoreve ne kete zone. Kjo lagje asnjehere nuk ka pasur sinjalistiken e duhur rrugore duke bere qe perendimi dhe agimi ne kete zone te jete perhere i erret. Erresira qe shoqeron çdo nate rruget e kesaj lagjeje eshte nje rrezik qe i kanoset frikshem e ne menyre periodike mijera banoreve te kesaj lagjeje dhe lagjeve te tjera qe jane ngushtesisht te lidhura me kete rruge. Banoret jashte kameres shprehen se ka pasur shume raste te incidenteve qe kane ndodhur si mungese e ndriçimit prandaj ata bejne apel qe kjo rruge te ndriçohet e te rikonstruktohet sa me pare. U mbetet vetem shpresa se kjo fushate elektorale do sherbeje per te permiresuar dicka dhe premtimet te mos mbesin vetem ne leter.