Banoret e lagjies “Mark Lula” edhe kete stine dimri do te mbeten me syte nga qielli pasi Bashkia Shkoder akoma nuk ka marre asnje mase konkrete per permiresimin e situates.

Vete banoret shprehen te deshperuar pasi gjendja ne te cilen ndodhen eshte mjaft e rende ndersa kete situate te krijuar ata ia faturojne neglizhences se autoriteteve pergjegjese. Jo vetem kur reshjet e shiut jane te shumta, por pothuajse cdo dite banoret e kesaj lagjie jane te detyruar te perballen me gropat dhe balten pafund e cila ne jo pak raste behet edhe premise per aksidente. Ndekohe, ndonse ky problem ka ekzistuar prej vitesh, ende nuk eshte marre asnje mase konkrete nga ana e autoriteteve perkatese.

Artikulli paraprakPIRANI: 2016-ta, QEVERIA KRIJON LEHTËSIME PËR INVALIDËT E PUNËS
Artikulli tjetërKARTAT E SHËNDETIT, RADHËT KRIJOJNË KAOS PËR QYTETARËT