Lagjia Pigza ne qytetin e Koplikut nuk vuan vetem nga infrastruktura rrugore , por dhe nga mungesa e vazhdueshme e ujit te pijshem, jo vetem ne stinen e veres, por gjate gjithe vitit.
Nderkohe qe ndotja e ambientit ne rrugicat e kesaj lagjieje vazhdon te jete nje problem shqetsues per banoret. Gjate fushates elektorale te vitit te kaluar, eshte premtuar nga Kryebashkiaku Tonin Marinaj i cili mori shumicen e votave , se shum shpejt do te filloje te kryej disa investime , qe te permirsoje infrastrukturen rrugore , dhe sherbimin ndaj banoreve te kesaj lagjie.