Infrastrukture krejtesisht e amortizuar dhe mungese totale e kanalizimeve te ujrave te bardha dhe te zeza eshte realiteti I 25 viteve per rreth 100 familje te lagjes “Tophane”.

Ndonese nje nga lagjiet me te vjetra te qytetit te Shkodres, situata me te cilen ata po perballen eshte mjaft problematike. Sidomos gjate stines se dimrit, banoret jane te detyruar te vuajne balten e pellgjet me uje sa here bie shi, por ajo cfare paraqitet akoma me shqetesues eshte bashkimi i ujrave te bardha me te zeza duke rrezikuar seriozisht shendetin e tyre. Banoret thone se prej 25 vitesh nuk eshte degjuar zeri I tyre Kjo gjendja e tejet e amortizuar e kesaj rruge dhe e sheshit perpara pallateve ka bere qe kjo zone te permbytet ne menyre te vazhdueshme sa here ka reshje shiu. Kerkesat e banoreve mesa duket asnjehere sjane marre parasysh ndersa kjo situate ka nevoje emergjente per nderhyrje nga ana e Bashkise se Shkodres .

Artikulli paraprakERMAL META, “SHQIPTARIZON” SANREMON, ARRIN FINALEN
Artikulli tjetërSËMUNDJA E DIABETIT, SHIFRA ALARMANTE!