Banoret e lagjes “Zooteknik ” po vuajne me shume se kurre mungesen e vemendjes.
Me shume se 300 familje jo vetem po perballen me mungesen e ujit te pijshem , por çdo dite ata jane te detyruar te jetojne nen shoqerine e ujrave te zeza te cilat ndodhen plotesisht ne siperfaqe per shkak te mungeses totale te kanalizimeve te tyre. Banoret shprehen mjaft te shqetesuar pasi tashme me rritjen e temperaturave, kjo situate rrezikon seriozisht shendetin e tyre. Banorët kërkojnë ndihmë të sensibilizojnë strukturat e bashkisë për të ndërhyrë urgjentisht.Era e keqe që shkaktojnë ujërat e zeza ka sjellë jo pak shqetësime për banorët e zonës që jetojnë në kete zonë e cila nga viti ne vit po mbipopullohet.Veç erës, si pasojë e ketij kanali, banorët, por kryesisht fëmijët, rrezikohen edhe nga epidemitë ndaj sipas tyre e vetmja shprese eshte Bashkia Shkoder se bashku se me punonjesit perkates te ujrave te zeza. Ne lagjen “Zooteknik” mungon çdo gje,qe nga kanalizimet e ujrave te zeza, asfalti dhe ndriçimi.Keshtu ndodh me lagjet periferike te Shkodres te cilat ne shumicen e rasteve vuajne kushtet minimale qe nje komunitet i perbashket duhet te kete.