Ndodhet 3 km larg qytetit, por ka ngelur jashtë hartës së investimeve përgjatë 30 viteve.Me rrugë të shkatërruara dhe pa ndriçim publik.Kjo është situata ne zonen e njohur si lagjia e “Shpejtë” në periferi të qytetit të Lezhës.
E populluar pas viteve 90 kjo zonë nuk ka njohur asnjë investim dhe shqetësimi më i madh për banoret është infrastruktura rrugore, ku shpesh herë është dashur të ndërhyrjnë vetë që rruget të bëhen të kalueshme.
Në këtë zonë periferike të qytetit të Lezhës jetojnë rreth 500 familje të cilët kërkojnë ndërhyrje që tju plotësohen kushtet minimale të jeteses, që këtu mungojnë.