Tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të e la të pastrehe, por se kishte menduar asnjëhere që shtëpia e tij mund ndërtohej në një kohe kaq të shpejte.Gjin Çupi me profesion inxhinier ndërtimi është njëri prej përfituesve të 524 apartamenteve të ndërtuara me financim të Qeverisë Turke në Laç.Teksa tregon pasojat që la tërmeti në pallatin ku jetonte, i moshuari thotë se lagjia e re nuk ka asnjë ndryshim me standartet evropiane.
Lagjia e re në Laç i ka dhënë një pamje tjeter këtij qyteti të vogel, që u dëmtua rëndë nga lëkundjet sizmike të vitit 2019-të.Prej gati dy vitesh banoret kanë hyre në shtëpitë e reja, ndërsa thonë se jetesa është shume here më mire seç ishte para tërmetit. Shqetësim për banoret mbetet mungesa e mirembajtjes së pallateve dhe ambjentit përreth.
Falë mbështetjes së qeverisë turke, lagjia e re në Laç u ndërtua në harkun kohor të 2 viteve, duke rilindur këtë qytet që u godit rëndë nga tërmeti.