Ne lagjen “Kodër Mulliri”, në periferi të qytetit të Lezhës mungon uji I pijshem që prej ditës së enjte.Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i tubacionit të ujësjellësit, i cili ishte ngjitur me uren që u shemb nga vërshimi i përroit të Manatisë në këtë zonë.Punonjësit e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime po punojnë për riparimin e dëmit të shkaktuar dhe rikthimin sa me shpejt të ujit të pijshem në këtë zonë.
Lagjia “Kodër Mulliri” dhe “Lalmi i Ri” ishin zonat më të prekura nga përmbytja e një ditë më parë në Lezhë.Me tërheqjen e ujit ka nisur të dalin në pah dëmet e shkaktuara, që sipas banoreve janë të konsiderueshme.
Brenda një kohë të shpejtë, në këtë zonë ushtria do të nisë punen dhe për rindërtimin e Urës së shembur, e cila ju shërben rreth 600 banoreve.