OSSHE ka ndërprerë energjinë elektrike për 40 abonentë të lagjes “Iliria”. Shkak për këtë është bërë mos pagesa e faturave të energjisë elektrike.
Ky fakt duket se ka shkaktuar mjaft probleme tek këta banorë, të cilët prej ditësh vuajnë mungesën e energjisë. Ato pretendojnë që faturimi i bërë cdo muaj është larg shpenzimeve që kontretisht bëjnë, pasi të ardhurat e pakta eknomike nuk i mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet elektrike.
Ndër të tjera, këta banorë kane ankesa edhe për OSSHE.Ndërkohë, ditën e hënë pritet që këta banorë të ngriten në protëstë për të ndaluar ndërprerjen e energjisë elektrike në pjesën tjetër të banesave të kësaj lagje e cila përballet me varfërinë dita-ditës.