Shtyllat dhe kabllot elektrike të vendosuar pak muaj më parë në lagjen “Liria” në qyteti e Shkodrës duket se nuk kanë rezistuar shumë. Prej pak ditësh, në këtë zonë ka patur disa herë ngarkesë të energjisë elektrike në një prej shtyllave më pranë banesave, duke lënë kështu të rrezikuar qindra banorë të lagjes. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme situata ka qenë më e rënduar tregojnë banorët.

Ato bëjnë me dije se institucionet janë në dijeni të këtij problemi, por akoma nuk kanë marrë masa për përmirësimin e gjendjes.

Banorët shprehen se pas ngjarjes së mbrëmshme kanë frikë të dalin në rrugë.
Pavarësisht apelit të bërë për kushte më të mira jetese, ky komunitet vuan për vëmendjen dhe shërbimet nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Artikulli paraprakERVIN GJINI: VARRI I IDROMENOS E KA HUMBUR IDENTITETIN
Artikulli tjetërGRUDA PA UJË TË PIJSHËM !