Në këtë lagje investimi më I fundit daton vetëm rreth dy vite më parë ku është realizuar ndërhyrje në infrastukturë etj. Por nga ana tjetër projekti nuk është përfunduar plotësisht pasi një pjesë rrugë e kësaj lagjeje ka mbetur ashtu siç ka qënë. Banorët shprehen se mjafton vetëm pak reshje shiu dhe ata e kanë shumë të vështirë kalimin e kryesisht të vegjlit.

Gjithashtu banorët tregojnë se kanë problem edhe ujin e pijshëm ku në të shumtën e rasteve nuk kanë fare.

Ankesat nga ana e këtyre banorëve kundrejt institucioneve nuk kanë munguar por ata thonë së nuk është bërë ndonjë gjë konkrete.

Lagjja “Magjoni” është një bllok i ri banimi pas viteve 1990 në zonën e ish- fermentimit të duhanit ku me kalimin e viteve janë shtuar ndjeshëm edhe shtëpitë e banimit.

Artikulli paraprakPLUMBA AUTOMJETIT NË RRËSHEN, SHPËTON I RIU
Artikulli tjetërBARDHAJ, RRUGËT E AMORTIZUARA PENG I PREMTIMEVE