Prej vitesh në lagjen “Mark Lula” në Shkodër investohet pjesërisht në infrastrukturën rrugore. Megjithë se është një lagje në të cilën jetojnë një numër i madh banorësh sërish investimet kanë qënë të pakta. Banorët tregojnë se përveç infrastrukturës vuajnë dhe nga mungesa e kanalizimeve dhe ndriçimit të rrugëve.
Banorët shpresojnë që institucionet përgjegjëse të kthejnë sa më parë vëmendjen tek kjo lagje dhe të nisin investimet.