Pa rrugë, kanalizime e ndriçim.Kjo është gjendja në lagjen pranë stacionit elektrik në Lezhë, e cila ndodhet më pak se 500 metra larg qendres së qytetit.
Në kohe me shi kalimi është mjaft i vështire për shkak të baltes dhe gropave që mbushen me uje, ndërsa kjo situatë vijon prej 30 vitesh. Banoret thonë se janë taksapagues të rregullt, por mungojnë shërbimet duke ju vështiresuar jetesen.
Ndonëse ndodhet ngjitur me stacionin elektrik, kjo lagje vuan dhe mungesen e energjisë ku kabina elektrike e cila është e hapur përben edhe rrezik për banoret.
Bashkia Lezhë është e njohur me problematiken e kësaj lagje dhe bën të ditur se do të investohet menjëherë pas sistemimit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, projekt i cili ka nisur në të gjithë qytetin.
Në këtë zonë jetojnë rreth 50 familje të cileve ju duhet të përballen çdo me ujin dhe balten për të lëvizur.