Rreth 100 familje në lagjen “Skënderbeg” përballen me një situatë të vështirë të infrastrukturës rrugore të kësaj lagjeje.

Me fillimin e sezonit të shirave ka filluar të shumfishohet problemi i tyre. Pellgjet me ujë, të formuara për shkak të amortizimit të tejskajshëm në këtë zonë ka bërë që të vështirësohet tej mase kalimi i automjeteve dhe sidomos kalimi i fëmijëve, të cilët janë të detyruar të lëvizin çdo ditë në shkollë.

Si në shumicën e rasteve, edhe në këtë zonë nuk kanë munguar premtimet, matjet për fillimin e punimeve, sidomos para zgjedhjeve, por deri më sot sipas banorëve akoma nuk është bërë asgjë konkrete në terren. Gjithashtu një problem jo i vogël për këtë zonë janë edhe kanalizimiet e ujërave të zeza. Në këtë zonë nuk ndërhyhet pothuajse prej 20 vitesh.

Artikulli paraprak“SHKODRA NË DOKUMENTET ARKIVORE OSMANE”
Artikulli tjetërNDAJ TEUTËS DUAM PIKËT E NEVOJSHME