Prej 20 vitesh, rreth 1000 banorë të lagjes Skënderbeg në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën totale të infrastrukturës rrugore dhe ujit të pijshëm.

Situata është mjaft problematike përgjatë rrugës Brioti. Banorët tregojnë për mungesë totale të investimeve që nga viti 1997, ndërsa thonë se në pjesën më të madhe të banesave nuk ka ujë të pijshëm. Një tjetër problematikë e banorëve është gjithashtu hedhja e materialeve inerte pa kriter në zonë. Të tjerë banorë jashtë kamerave gjithashtu bëjnë me dije se ka pasur premtime të shumta për rehabilitimin e zonës, megjithatë asnjë investim nuk është konkretizuar. Gjatë ditëve me shi, kjo rrugë e lagjes Skëndërbeg është pothuajse e pakalueshme për shkak të mungesës së rrjetit të kanalizimeve, ndërsa gjatë verës pluhuri kthehet në një shqetësim për banorët.

Artikulli paraprakRAMA: KOHA NUK PRET MË !
Artikulli tjetër“550 VJETORI I SHPËRNGULJES SË ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË”