Lagjja “Tepe” në qytetin e Shkodrës vuan nga mungesa e ndërgjegjësimit të banorëve për të mbajtur pastër hapësirën publike. Në këtë zonë, një problematikë e përsëritur vit pas viti ka qenë depozitimi I mbetjeve jashtë kontenierëve dhe në kanalin anës rrugës. Një problematikë e tillë disa herë ka angazhuar bashkinë Shkodër duke zhvilluar aksione pastrimi por kanë qenë të pamjaftueshme që situata të marrë zgjidhje. Mbetjet e hedhura në këtë zonë, mund të bëhen shkak për përhapjen e infeksioneve të ndryshme, aq më tepër kur tashmë ka filluar rritja e temperaturave.

Por një situatë e tillë nuk ka mjaftuar për të përmirësuar gjendjen e krijuar. Nisur nga fakti që bashkia Shkodër disa muaj më parë ka miratuar rregulloren e re për ndotësit e mjedisit, duhej të kishte impakt për zgjidhjen e këtij problemi dhe ndëshkimin e ndotësve por duket se e gjithë kjo situatë po kalon në heshtje. Kjo situate edhe pse krijohet nga mos ndërgjegjësimi i banorëve që jetojnë përreth tregon mos menaxhimin si duhet të pastrimit të mbeturinave ne zona periferike.

Artikulli paraprakLEZHË, PD DENONCON PROBLEMET ME ENERGJINË
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FITON TITULLIN E 11-TË